Kina hakmerret për hetimin e koronavirusit, ashpërson fushatën kundër Australisë!

27/05/2020 11:00

Nuk kaloi shumë pas thirrjeve të Australisë për hetim ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit, që nga Pekini të mbërrinin sinjale hakmarrjeje.

Vetëm disa ditë pasi ministrja e jashtme australiane, Marise Payne shprehu mbështetjen në një transmetim televiziv të drejtëpërdrejtë për hetimin që mbërthen me shpatulla pas muri Kinën, ambasadori i saj në Australi Chen Jingye u përgjigj duke thënë se vetë populli kinez mund të hakmerret me një bojkot.

“Ndoshta njerëzit e zakonshëm në Kinë do të thonë” Pse duhet të pimë verë australiane? E pse duhet të hamë mish viçi Australian?”, tha ai për Australian Financial Review. Më pak se një muaj më vonë, fushata për të ndëshkuar Australinë duket se është në kulmin e saj, thotë CNN. Në 12 maj, Kina ndaloi pranimin e vicave nga katër thertoret më të mëdha australiane, duke e justifikuar këtë vendim me arsye e sigurisë. pas pesë ditësh, përplasi në tryezë tarifa prej më shumë se 80% mbi importet australiane të elbit, në kuadrin e hetimeve për çmime nën vlerën e tregut. Kina është partneri më i madh tregtar i Australisë.

Në nivel global, ekspertët thonë se ajo që po ndodh me këtë vend shihet si rast prove nëse do të arrijë vërtet një demokraci liberale me lidhje të ngushta tregtare me regjimin autoritar të Pekinit të ruajë një politikë të jashtme të pavarur, e cila mund të jetë dhe kritike për Partinë Komuniste Kineze?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA