Strakosha me Covid?! I vëllai përgënjeshtron gazetarin

26/05/2020 15:21

Thomas Strakosha ka qenë protagonist në media në orët e fundit teksa një opinionist italian bëri të ditur se portieri i Lazios dhe përfaqësueses shqiptare rezultoi pozitiv me Covid 19 por që nuk u bë i ditur pasi zyrtarisht rezulton i dëmtuar.

Bëhet fjalë për Massimo Brambatin i cili në një lidhje live në Instagram foli për dy futbollistë të Serie A pozitivë me coronavirus duke bërë të ditur emrat e tyre dhe një prej tyre ishte ai i Thomas Strakoshës, ndërkohë që lojtari tjetër ishte Kessie i Milanit dhe e gjithë kjo në një moment kur si Lazio ashtu edhe Milani kishin deklaruar se të gjithë futbollistët kishin dalë negativë në testet e kryera ditët e kaluara.
‘Një futbollist i Milanit dhe një i Lazios kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.

Strakosha thonë që ka një dëmtim në kavilje, nuk është e vërtetë, është pozitiv me coronavirus. të paktën bëri një tampon dhe rezultoi pozitiv. Këtë e them në funksion të asaj se cfarë do të ndodhë nëse nuk zbatojmë protokollin gjerman”.

Por ky lajm u përgënjeshtrua menjëherë nga vëllai i portierit të Lazios, Dimitris Strakosha nëpërmjet një postimi në profilin e tij n
ë Instagram Story ku e akuzoi Brambatin për dhënie të lajmeve të rreme.
‘Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra-shkruante Dimitris Strakosha në postimin e tij-po të mos respektoja moshën tënde tani do të të denoncoja për dezinformin’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA