Rikthehet futbolli në Wuhan/ Banorët heqim maskat e kapin topin

26/05/2020 12:23

Për 3 muaj admiruesit e futbollit në Wuhan u detyruan të qëndrojnë të izoluar dhe të mos e praktikojnë sportin e tyre të preferuar për shkak të coronavirusit.

Por tani pas heqjes së masave të kufizimit në fillim të muajit prill, amatorët e futbollit të qytetit me 11 milionë banorë hoqën maskat dhe veshën sërish këpucët për t’u kthyer në fusha.

Për secilin prej tyre ishte një moment lehtësimi ai i kthimit në botën e futbollit dhe disa prej tyre kanë luajtur edhe nën dritën e prozhektorëve së bashku me miqtë e tyre. Një pjesë e mirë nuk i kishin vënë fare maskat, ndërsa disa të tjerë thjesht i i kishin ato rreth qafës

Ndërkaq, në Kinë pritet fillimi i sezonit të futbollit profesionist me ndeshjet e Super League. Dy skuadrat e qytetit Wuhan Zalla dhe Wuhan Three Towns tashmë janë kthyer në vend pas një emigrimi të detyruar në momentin e shpërthimit të pandemisë në vend. Kampionati Kinez i Futbollit ishte planifikuar të fillonte në 22 shkurt, por u pezullua për shkak të krizës sanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA