Ka përfunduar takimi midis ambasadores Yuri Kim dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ambasadorja, Yuri Kim pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, kërkon nga politika shqiptare që të arrijë konsensusin për reformën zgjedhore brenda afatit që janë zotuar, 31 maj,
Ambasadorja Yuri Kim: Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Dhe veçanërisht folëm si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar sikurse kanë premtuar për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky nuk është afat kohor që e ka vendosur ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat që e kanë vendosur vetë udhëheqësit mbi veten e tyre. Nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatet.
Top Channel