Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë vënë në pranga 4 persona si edhe janë proceduar penalisht edhe 2 të tjerë.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

Gjithashtu u prangos për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë edhe të M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l si dhe A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor filloi procedimi penal për shtetasit F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel