Për kthimin e studentëve në auditore nga qershori deri në tetor, të ndarë në 4 periudha për shmangien e vendgrumbullimeve, universitetet kanë miratuar udhëzuesin për masat anticovid 19 te përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rekomandohet që nëse është e mundur, mësimi të kryhet në ambjentet e jashtme. Si psh në oborret e institucioneve. Nëse nuk do të ketë një të tillë siç ka fakulteti i drejtësisë, atëherë studentët dhe personeli akademik do të zhvillojnë procesin mësimor në auditore. Gjithmonë duke respektuar distancën e përcaktuar 1.5-2 m larg njëri tjetrit. Por nuk do të lejohen të hyjnë brenda nëse nuk do të jenë të pajisur me doreza dhe maska”.

Teksa Ministria e Arsimit ka nxjerr urdhrin për institucionet e arsimit të lartë për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik, nga ana tjetër nëpërmjet kësaj shkrese i kërkon policisë së shtetit bashkëpunim.

“Kërkojmë nga ana juaj lejimin e personelit akademik e administrativ si dhe studentëve për të lëvizur në zonat e kuqe, për të përmbushur detyrimet. Ata do të qarkullojnë të pajisur me vërtetime të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë me automjete private”,shkruhet në dokumentin që ministria e arsimit i ka drejtuar policisë. Por pikëpyetje në këtë kohë kur është ndërprerë transporti publik, mbetet lëvizja e studentëve që nuk kanë makina.

Ndërsa fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka kërkuar rektoratit te Universitetit të Tiranës si dhe Ministrisë së Shëndetësisë për garantimin e sigurisë në punë me rikthimin në auditore me shtimin e shërbimit mjekësor. Por nuk ka marr përgjigje pozitive nga dekani i fakultetit ka vendosur të zhvillojë përsëritjet dhe provimet e të dyja cikleve të studimit për të gjithë studentët online. Ata që nuk do kenë mundësi, do të kenë një sezon posaçërisht për në shtator. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA