Mungesa e koshave të plehrave e ka shndërruar shtratin e lumit Gjanica në vendgrumbullim të mbetjeve urbane.

Veç ndotjes që shkaktojnë kompanitë e naftës duke shkarkuar mbetjet hidrokarbure, lumi Gjanica ndotet sistematikisht edhe nga plehrat që hedhin vetë njerezit.

Përgjatë rrugës nacionale Fier-Ballsh, në dy anët e lumit ndodhen fshatrat, Ofiçinë e Vjetër dhe Patos Fshat. Panorama është krejtësisht e ndryshme në dy anët e lumit, pasi Patosi Fshat është pjesë e bashkise së Fierit, ndërsa fshati Ofiçinë e vjetër i përket bashkisë Patos.

Nga njëra anë lumi është i pastër, ndërsa në anën tjetër, pikërisht n fshatin Ofiçinë e Vjetër, shtrati i lumit është i mbushur me plehra.

Ndotja mjedisore qeë shkaktohet nga hedhja e plehrave në lumin Gjanica, ndikon jo vetëm në jetën e banoreve të kësaj zone, por edhe për pushuesit në bregdetin e Semanit dhe Darëzezës, pasi të gjitha këto mbetje derdhen në det.

Pak metra më tutje ndodhen edhe depozitat e dekantimit te naftës, të cilat shpesh herë derdhin mbetjet hidrokarbure në shtratin e lumit Gjanica.

Top Channel