Një vajzë 15-vjeçare nga India është bërë kryefjala e medias për shkak se ka mbajtur babain e saj të paralizuar në biçikletë për më shumë se 1200km.Vogëlushja dhe babai i sëmurë po largoheshin nga New Dehli për të shkuar në shtëpinë e tyre pasi vendi ku punonin u mbyll për shkak të pandemisë.
Gjesti prekës i Jyoti Kumari u mësua nga e gjithë bota, ndërkohë që Ivanka Trump ka përgëzuar vogëlushen duke këshilluar shtetin Indian që ta marrë për kampionatin e çiklizmit.
“15-vjeçarja Jyoti Kumari mbajti babain e saj të sëmurë e me plagë në biçikletë për më shumë se 1200km teksa po shkonin në shtëpinë e tyre në fshat. “Këmbet e saj të duruara dhe dashuria kanë tërhequr vëmendjen e popullit indian dhe koorporatës së çiklizmit,”shkroi ajo duke ngjallur debate.
Ky koment i vajzës së Donald Trump është kritikuar, sidomos nga populli indian të cilët u shprehën se ky gjest nuk ka asgjë të bukur që duhet parë me sy pozitiv.
Ky është shembulli konkret i varfërisë dhe skamjes më të cilën përballet njerëzit në Indi që Koronavirusi i ka varfëruar edhe më tepër.
Top Channel