
24/02 19:13
Të jesh modele dhe të ekspozosh format trupore pak më shumë seç duhet, bie “pre” e paragjykimeve të njerëzve.
Por nëse këto paragjykime të ndjekin në një qytet të vogël, siç është Puka, ato janë në doza më të larta. Pikërisht, ish modelen Ketjona Pera, e kanë ndjekur paragjykimet në qytetin ku ajo ka jetuar, Puka. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta sulon, Ketjona rrëfeu se e kanë paragjykuar së tepërmi, por ajo nuk është se ia ka vënë veshin.
“Më kanë paragjykuar, që jam zhveshur dhe nuk jam dukur si gocë shumë e mirë, por nuk më intereson”, tha Ketjona.
Top Channel