I papërmbajtshëm Lorik Cana, dhuron në ditë mijëra puthje, por për kë?

25/05/2020 19:23

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Loriku u shpreh se 2020 për të, është një vit i mrekullueshëm, sepse erdhi në jetë vajza e tij Enkeleida, por dhe për shkak të izolimit të koronavirusit, ka pasur kohë për të kaluar me familjen. Ndër të tjera ai tha se ka dhuruar shumë puthje gjatë kësaj periudhe, duke pasur një mesatare prej dy mijë, tre mijë puthjesh në ditë, natyrisht dërguar drejt fëmijëve, (djalit dhe vajzës së vogël), por edhe Monikës (bashkëshortes).

“Unë pothuajse i kam tre fëmijë, por ardhja e djalit në 2015 në shtator ishte gjë e mrekullueshme. Sigurisht rëndësi ka të jemi mirë dhe me shëndet. Unë nuk e di çfarë mesatareje kam për 2020, por duhet të jemi dy mijë, tre mijë puthje në ditë”, tha Loriku.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA