Fermeri që i qëndron traditës/ Pas 20 vitesh në emigracion, 67 vjeçari i përkushtohet bujqësisë

25/05/2020 10:22

Ndryshe nga shumë fermerë në Korçë të cilët përgjatë viteve të fundit janë orientuar drejt pemtarisë apo bimëve medicinale, Agim Najtellari ka zgjedhur që të qëndrojë tek mbjellja e kulturave tradicionale.

Çdo ditë ai udhëton nga Korça në drejtim të fshatit Goskovë për t’ju përkushtuar pasionit të tij për bujqësinë.

Pas 20 vitesh emigracion në Angli 67 vjeçari ka kthyer vëmendjen tek toka bujqësore ndërsa e sheh të rëndësishme që prej saj të marrë prodhime bio.
Edhe pse në moshën e pensionit për të puna është kënaqësi ndaj edhe pse viti i parë që po mbjell tokën ai është optimist se ruajtja e produkteve të zonës do të jetë një investim i mirë dhe i shëndetshëm.

Punimi i tokës dhe mbjellja e kulturave bujqësore është më se e domosdoshme për konsumatorin e më e rëndësishme është që ne të kemi në tryezën tonë prodhimet e shijshme vendase.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta