Qytetaret ndajnë mendime të ndryshme sa i përket idesë për të dielën pa makina.

Nga tetori deri në mars të vitit 2021 mendohet që ky rregull të vihet në zbatim, por automjetet privojnë qytetarët nga përditshmëria e tyre të paktën kjo është ideja e disave.

Por ka dhe nga ata qytetare të cilët e vlerësojnë pozitivisht këtë ide duke e lidhur dhe me ndotjen e ajrit që shkaktohet nga tymi i makinave.
“Ah sa mirë e ka bërë me këtë rregullin e ri, sepse unë e kam alergji pluhurin më kënaqi me këtë rregull.

Shumë mirë kë bërë që të bëjmë dhe ne pushim se na ranë këmbët duke punuar”, thanë disa qytetarë.

Deri më tani kjo është thjesht një ide dhe nuk ka ende një vendim të shkruar të zezë mbi të bardhë.

Top Channel