18/11 07:12
“PërPuthen” në “E Diell” ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë. Denisi, djali nga Tropoja i cili ka tërhequr jo pak vëmendjen e vajzave me pamjen e tij tërheqëse është larguar nga emisioni.
Ky vendim i tij erdhi pas deklaratave të Edonës (njërës nga konkurrentet) e cila tha që nuk dëshironte të dilte më në takim me Denisin edhe pse e shprehu hapur që ka pasur një pëlqim për të.
Edona tha se mori këtë vendim sepse teksa ato ishin duke shkuar për në takimin e tyre, Denisi flirtonte me vajza të tjera.
Ndërkohë Margaret dhe Antoneta (dy konkurrentet e tjera), thanë që nuk duan të dalin takim me Denisin, kështu që ky i fundit, zgjodhi për t’u larguar nga emisioni.
Top Channel