“Vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri”/ Yuri Kim: SHBA mbështet reformën në drejtësi

23/05/2020 11:19

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar”, kështu shkroi pak minuta më parë, përmes një postimi në Twitter ambasadorja Yuri Kim.

Më tej, Kim shtoi:
“SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”

Takimit i mbajtur dje, më 22 maj u zhvillua në ambientet e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, ku u diskutua rreth procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe u ritheksua mbështetja e plotë e SHBA-ve gjatë vijimësisë së këtij procesi

Top Channel