Në Nevada të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës pritet që kazinotë të rihapen më datë 4 qershor. Guvernatori i Nevadas, Steve Sisolak njoftoi se se Bordi i Kontrollit të Lojërave do të marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen që do të mbahet të marten e ardhshme.
Në një postim në Twitter , guvernatori tha se rihapja do të bëhet duke vlerësuar tendencat e fundit të situatës së koronavirusit. Aktualisht, shteti është në fazën e parë të planit të rihapjes së tij, dhe Sisolak thotë se ai pret që të martën të ketë një datë për fazën e dytë të rihapjes.
Kazinotë e Nevadas janë mbyllur që nga 17 Mars. Shumë kazino tashmë kanë njoftuar se kanë marra masa për sigurinë shëndetësore që pritet të hujnë në fuqi kur të nis rihapja e tyre. Ndërkohë Wynn Las Vegas njoftoi të Premten se do të rihapë pesë nga restorantet e saj më 29 maj.
Top Channel