Pavarësisht se opozita kërkoi që të kishte mbledhje ditën e hënë për takimin për Reformën Zgjedhore, është vendosur që kjo mbledhje të mbahet të martën për shkak të festës së Fiter Bajramit dhe e hëna është pushim.

Përmes një njoftimi, OSBE-ja njofton se ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve.”

Pra, mbledhja zhvillohet në 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve.

Top Channel