Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjalë të paktën që prej vitit 2017. Një vit më pas nisi procesi vetting.
U ngritën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Por, vettingu mori goditjen e parë. Prokuroria Speciale ndryshe SPAK njoftoi nisjen e procedimin penal me numër 56, të viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186 për anëtarin e Kolegjit të Posacëm të Apelimit Luan Daci.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.
Ky ka qenë njoftimi i SPAK, por tashmë lind pyetja. A kanë vlerë ligjore vendimet e kolegjit të KPA, ku anëtar ka qenë edhe Daci dhe së dyti a duhet të jetë funksional KPA, pas vendimit ndaj shtetasit Luan Daci për caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik?
Duke qenë se vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë përfundimtare dhe të paankimueshme, Strasburgu duket mënyra e vetme e zhbërjes së tyre. Por, prokurorët thonë se çdo vendim tashmë është nul, sepse ka pasur parregullsi në vetëm vendimmarrjen e Kolegjit të posaçëm të apelimit.
Top Channel