Ndotja nga inertet/ Në Bulqizë bëhen shkak për përmbytje në fshatra
23/05/2020 12:02
Inertet e hedhura në dy anët e rrugës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi janë kthyer në një problem serioz në ndotjen e mjedisit, duke sjellë shqetësim për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve.
Por hedhja e inerteve nuk bëhet vetëm anës rrugës, por edhe në Zallin e Bulqizës, duke shkatërruar shtratin e tij.
Banorët shprehen se ky është një fenomen i njohur prej vitesh, ku shpeshherë makinat vijnë dhe shkarkojnë inertet natën për t’iu shmagur kontrollit. Ata thonë se ndoshta këtu më shumë s ekudo tjetër hedhja e inerteve ndjehet menjëherë, pasi shpesh bëhet shkak edhe për përmbytjen e tokave.
Top Channel