Policia e Himarës ka gjobitur një subjekt më një gjobë prej 2 500 000 lekshë për shkak se ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Himarë – Gjobitet një tjetër subjekt në shkelje në zonën e Drymadës, Himarë.

Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA