Falja e Bajramit në xhami/ Për herë të parë besimtarët nuk do të dalin në sheshe

23/05/2020 15:10

Agjërimi është një prej 5 shtyllave të fesë Islame që kurorëzohet me faljen e Fitër Bajramit.  Edhe në Shqipëri, sikurse të gjitha vendet e botës islame përfshi Mekën, ky bajram si pasojë e pandemisë,nuk do të falet në sheshe siç ka ndodhur në të shkuarën.

Komuniteti Musliman i Shqipërisë thotë se duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 , namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Falja do të zhvillohet në orën 6 të mëngjesit të kësaj të diele.

Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman,Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” pranë Pazarit të ri Tiranë.

Muslimanët shqiptarë presin me padurim hapjen e dyerve të xhamisë së re të namazgjasë me një kapacitet prej 5000 vendesh, duke shpresuar shumë që bajramin e ardhshëm ta falin në ambientet e kësaj xhamie madhështore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA