“Është në një vend më të mirë”, nëna akuzohet për vrasjen e të birit autik duke e shtyrë në kanal

23/05/2020 17:41

Një nënë në SHBA është akuzuar për vrasje pasi shtyu duke hedhur në një kanal uji të birin e saj autik për ta mbytur.

Ajo më pas kishte thënë: “Është në një vend më të mirë”.

47 vjeçarja Patricia Ripley, është akuzuar dje me vrasje të gradës së parë të birit të saj Alejandro, tha policia e Miami-Dade. Fillimisht e akuzuara kishte pretenduar se i biri ishte marrë peng.

Por trupi i Alejandros u gjet në rrjedhë ujore pranë një fushe golfi në Florida, ndërsa kamerat e sigurisë konfirmonin fatkeqësisht se nëna e tij e kishte shtyrë në ujë.

Më pas ajo raportohet se sajoi për policinë historinë e jashtëzakonshme sesi dy burra me një furgon blu kishin ndjekur makinën e saj dhe e kishin bllokuar.

E përditshmja lokale Miami Herald raportonte se hetuesit menjëherë dyshuan në versionin e ngjarjeve të Ripley, prej detajeve kontradiktore në rrëfimin e saj.

Ajo më pas kishte pranuar vrasjen e të birit, duke u thënë oficerëve se e kishte shoqeruar te rrjedha ujore për ta vrarë. “Ai do të jetë tani në një vend më të mirë”, kishte shtuar ajo.

Pas vrasjes së të birit, ajo raportoi se kishte qëndruar në makinë për rreth 20 minuta para se telefononte për ndihmë. Ajo nuk ka dhënë asnjë motiv për aktin e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA