Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Oltjon Hyseni. Oltjoni, prej vitesh jeton në SHBA, ku edhe disponon një dyqan tregtimi marjuane. Ai thotë se në shtetin e Uashington, ku dhe jeton, marjuana është e legalizuar, si për arsye shëndetësore, ashtu edhe për arsye të tjera. Megjithatë, ai thotë se tregtimi bëhet duke ndjekur një protokoll strikt.

“Duke qenë një emigrant në Amerikë, duhet të bëja diçka për komunitetin ku  jetoj. Këtu në Amerikë janë 2.5 milionë njerëz nëpër burgje, vetëm pse janë kapur me hashash. Hashashi të legalizohet, dhe kush dëshiron të mjekohet me marjuanë, pse jo. Ne në Uashington kemi një platformë të hapur për shitjen e kanabisit. Një është dega mjekësore dhe janë produkte vetëm për persona, që janë me recetë nga doktori. Kemi dhe një referencë të dytë, që është për qejf. Çdo person duhet të jetë mbi 21 vjeç, duhet të ketë dokumentacion nga shteti që ka lindur. Shteti i Uashingtonit e ka të legalizuar për mjekësi, dhe për qejf, që nga viti 2012. Në vitin 2012 u bë me referendum. Shteti i Uashingtonit ka vendosur që kanabisi të jetë legal. U bë një lotari dhe thanë që, kush dëshiron të hapë një dyqan, për të tregtuar marijuanën, të aplikojë. Unë bëra vetëm një aplikim, në qytetin ku jam dhe fitova”, tha Oltjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA