Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën shtesë prej 500 mijë dollarësh për ta luftuar koronavirusin.

Ai ka thënë se miqësia e Kosovës dhe SHBA-së është e përhershme dhe se vetëm së bashku mund të mposhtet kjo sëmundje e rrezikshme.

“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Top Channel