Jemi në periudhë lulëzimesh dhe alergjishë, veçanërisht nga gramërat, drithërat e egër, pushi i plepave, polenat dhe pluhurat në ajër.
Është shtuar numri i pacientëve, veçanërisht fëmijëve. Ndikon shumë mënyra e jetesës, mbyllur me lojëra eletronike e celularë dhe mosdalje në natyrë.
Kovidi dallon nga alergjitë, nga temperatura. Alergjitë nuk kanë temperaturë. Fishkëllima e astmatikut dallon nga pneumonia e Kovidit.
Dhimbja e fytit. Alergjia nuk ka dhimbje, ka ndjesinë e një qime apo diçkaje që gërvisht qiellzën.
Flokët, qerpikët, vetullat e mjekra janë transmetues të poleneve. Rekomandohet dush ose larje fytyrës e lagie të flokëve, si dhe heqje të rrobave sa hyn në shtëpi, që të mos futim polenat në shtëpi.
Top Channel