Presidenti Ilir Meta foli live më herët për problemet në vend.

Ndërkohë që po pyetej nga një gazetare e pranishme në konferencë, Meta i ka kërkuar gazetares që të mos harrojë kaq shpejtë pasi në 2019 ai ka qenë i angazhuar në qetësimin e situatës politike, pas djegies së mandateve të opozitës.

“Unë do vdes për ty që harron kaq shpejt, që shqiptarët harrojnë kaq shpejt. Ku ishim ne para një viti, në prag të një vëllavrasje , mitingje e anti mitingje”.

Debati:

Gazetarja: Ndërsa thoni se maskat po bien, ju pse nuk i morët vjet këto nisma?

Meta: O të vdes për ty që harron shpejt, se ne jemi një popull që harron shpejt. Jemi të mbushur me dezinformacion dhe harrojmë të vërtetën. A nuk ishin këtu?

Gazetarja: Mos u nxeh!

Meta: Jo nuk po nxehem, por dua pak vëmendje nga ty.

Gazetarja: Ju nuk ishit këtu kur dekretuar një datë tjetër për zgjedhje, ishit në mal ose bregdet.

Meta: Ku ishim ne para një viti? Ishim në prag të një vëlla-vrasjeje. Mitingje njëra palë, anti-mitingje pala tjetër. Çfarë bëra unë? Thash të bëjmë zgjedhje lokale si gjithë të tjerët. Thash se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Qysh në tetor u thash që nuk hapen negociatat, por shtohen edhe kushtet, si dhe shtohen edhe zgjedhjet vendore. Nga Evropa na thanë të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe dialog, përndryshe largoheni nga rruga Evropiane. I mbështeta edhe unë. Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, sepse në Evropë po përpiqen që të mos na ndajnë nga Maqedonia. Nuk isha instrument tjetër për t’i ulur palët përpos dialogët. Unë e prisja këtu zotërinë ai lahej te Sheratoni. I kam thirrur palët. Po nuk u bënë këto kam thënë që do të shtohen kushtet ashtu sikurse u shtuan. Edhe KiE tha se nuk vëzhgoj zgjedhje me një parti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA