Basha: Nuk e kemi braktisur tryezën për “Zgjedhoren”, Rama do ikë me votën e popullit shumë shpejt!

22/05/2020 14:59

Kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu tha se opozita nuk do e braktisë tryezën për reformën zgjedhore pasi kjo gjë vonon largimin e Ramës.

“Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe”, tha Basha.

“Loja e Ramës se duke shkatërruar Teatrin do shkatërronte reformën apo se do merrte peng procesin e integrimit doli zbuluar. Të gjithë e panë planin e tij mafioz. Ne jemi të vendosur të mos ta lejojmë këtë. Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe.

Nis fillimi i drejtësisë popullore, për teatrin, ekonomine dhe vendin. Sepse ai po sillet si një kriminel që po shkel ligjet dhe Kushtetutën.
Do përfundojmë një orë e më parë reformën zgjedhore që do ti hapë rrugë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit.

Rama duhet të largohet një orë e më parë me votë të lirë. Ne s’do braktisim kurrë reformën zgjedhore sepse vonon largimin e Ramës”, tha basha.

Top Channel