Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e Gjykatës Kushtetuese e cila pretendoi se po i bëhet presion nga caqe të ndryshme përkitazi me dekretin për mandatarin për formimin për Qeverinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka bërë asnjë lloj presioni ndaj kësaj Gjykate, duke kërkuar nga të gjithë që të përkrahin institucionet e pavarura.

“Si presidenti i vendit asnjë presion nuk kam bërë mbi Gjykatën Kushtetuese. Pavarësisht çfarë vendimi nxjerr kjo Gjykatë do ta respektoj. Mesazhi im për të gjithë spektrin politik, shoqërinë civile që të mbështesin institucionet e pavarura dhe assesi të bëhet presion mbi to”, tha ai në Klan Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA