“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane 19/03 18:56
Moska i ka dhënë Damaskut gjashtë gjuajtës MiG-29 për të shtuar forcat ajrore të Bashar al-Assad, si dhe përmirësimin e efikasitetit të saj ndaj sulmeve ajrore izraelite.
Rusët gjithashtu do të asistojnë ushtrinë siriane në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e avionëve.
Dërgesa e avionëve MiG-29 ishte raportuar më parë nga rrjeti rus i Telegram me një deklaratë.
“Sot itinetari i avionëve transportues Tu-154 85042, nga baza ajrore e Privolzhskiy në Siri, u përsërit përsëri me një ndalesë në Hamadan të Iranit. Sipas entuziastëve të aviacionit iranian, kemi të bëjmë me transferimin e një grupi të tërë gjuajtësish MiG-29 (rreth 6 njësi),” raportonte Telegram.
Top Channel