Gjysma e qytetarëve të Gjermanisë do të kalojnë pushimet e tyre në shtëpi këtë vit për shkak të krizës koronare dhe nuk planifikojnë udhëtime, sipas një sondazhi të opinionit publik të transmetuar nga shërbimi publik ARD të enjten.
Sipas një studimi të Institutit Infratest Dimap për shërbimin publik të ARD-së, 50 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të udhëtonin askund për pushime këtë vit.Tridhjetë e një për qind thanë se ata do të kalonin pushimet e tyre në Gjermani dhe vetëm 19 për qind planifikojnë të udhëtojnë në një vend evropian.Jashtë Evropës, vetëm 3 për qind e të anketuarve planifikojnë pushime.
Vitin e kaluar, 15 për qind e gjermanëve i kaluan pushimet në një kontinent tjetër.Sipas anketës, 15 për qind e të anketuarve janë akoma të pasigurt se ku do të kalojnë pushimet e tyre këtë vit.
ARD përfundon se hapja e planifikuar e kufijve ndër-evropianë dhe heqja e masave të tilla si karantina mund të rrisin numrin e atyre që ende vendosin të shkojnë në pushime.
Këtë javë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas diskutoi mundësinë e krijimit të një kornize udhëtimi këtë verë me kolegët nga vendet fqinje dhe vendet që njihen si destinacione të njohura turistike për shtetasit gjermanë, përfshirë Kroacinë.
Top Channel