Kompania britanike, EasyJet do të rikthejë disa fluturime më 15 qershor, derisa pasagjerëve dhe pjesës tjetër të stafit i është thënë se duhet të vendosin maska.
Kjo linjë ajrore ka njoftuar se do të rifillojë me një “numër të vogël” të fluturimeve, ku ka kërkesë të mjaftueshme nga konsumatorët. Ndër fluturimet e para do të jenë ato brenda vendeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Në kuadër të masave të reja për siguri dhe higjienë, është thënë se gjatë fluturimeve nuk do të shitet ushqim, dhe se do të ketë pastrim të shtuar të aeroplanëve.
Pajisjet dezinfektuese është thënë se do të jenë të qasshme për pasagjerët. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Johan Lundgren ka thënë se “këta janë hapa të vegjël por të kujdesshëm”. Kjo linjë ajrore të pranuar të martën se nëntë milionë pasagjerëve u janë hakuar adresat elektronike dhe detajet e udhëtimit. Megjithatë, sipas saj, “nuk ka të dhëna se është keqpërdorur ndonjë prej të dhënave personale”.
Top Channel