Evropianët jashtë SHBA, për një afat të papërcaktuar

21/05/2020 12:41

Fundi i masës për ndalimin e udhëtarëve evropianë në SHBA, nuk është ende i dukshëm, pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump, po konsideron mundësinë e zhvillimit të një takimi të G7 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të qershorit.

“Ne nuk kemi ende një datë për këtë”, tha sekretarja e shtëpisë së bardhë për shtypin, Kaileh McEnany duke shtuar se shqetësimi numër një për presidentin Trump është Amerika dhe se shëndeti dhe mirëqenia e vendit vijnë para së gjithash. Ajo sidoqoftë nënvizoi se pritja e liderëve të vendeve të G7 do të ishte një demonstrim i fuqishëm force dhe optimizmi në mesin e pandemisë globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur kufizime udhëtimi për qytetarët evropianë që nga mesi i marsit, por që nga ajo kohë, masa është shtyrë në afat të pacaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA