Regjisori Robert Budina tha për Top Channel se kanë qenë të shumtë ata që janë kërcënuar nga qeveria pas protestave që janë ndërmarrë pas shembjes së Teatrit.

“Tani për anën ligjore kemi lënë profesionistët, ne artistët nuk mund të flasim, tani ajo që mund të them është se kemi pasur kërcënime, dhe populli është zgjuar.

Duke qenë se veprimet tona po shqetësojnë pushtetin, ai ka vënë makinerat e errëta në punë për të na kërcënuar qoftë mediatikisht apo personalisht. Është mirë të na lenë të qetë e të lënë drejtësinë të veprojë ose populli do të veprojë”, tha Budina.

I pyetur nga gazetraja Anila Hoxha se kush janë emrat konkretë që janë kërcënuar ai nuk dha emra, por u shpreh: “Me presion psikologjik e me mesazhe kanë kërcënuar, por ne nuk jemi këtu për të bërë telenovelë. Do i merrni vesh nga drejtësia emrat”.

Top Channel