Erminio Misani, 54 vjeç nga Bellusco në Lombardi, vdiq më 25 mars nga Covid-19. Kompania ku ai punonte prej 30 vitesh vendosi të marrë në punë të shoqen e tij të mbetur të ve, e cila e quante gjestin shumë prekës.
Erminio Misani njihej nga të gjithë në Bellusco pasi aty kishte lindur dhe jetuar përherë.
Ai ishte martuar me Michela dhe kishin vendosur që ajo të rrinte në shtëpi për të rritur fëmijët e ai të punonte në fabrikën tekstile Lei Tsu, të qytetit.
Por në fund të marsit ai u vra nga Covid 19 dhe Michela mbeti e vetme me tre fëmijët, në një situatë të papërballueshme, teksa i afrohej të 50-ave.
Ajo thotë: «I telefonova drejtuesit të Lei Tsu, Benedetto Terragni për të njoftuar ngjarjen. Erminio punonte aty prej 30 vjetësh, ishte për të si një familje e dytë”.
Po atë mbrëmje Benedetto dhe drejtues të tjerë vendosën për të punësuar të shoqen e tij duke i shkruar: «Ka një vend për ty në ndërmarrjen tonë, Michela. Mund të fillosh kur të kesh mundësi».
Michela do të nisë punë më 1 qershor. Ajo thotë: «Kur e dëgjova mbeta pa fjalë, ky ishte një gjest humanizmi madhor në një kohë kur dukej se gjithçka më ishte shembur në kokë. Ishte një ndihmë madhore”.
Top Channel