‘T’ju vijë turp, je pjesmarrës në krim’- plas debati në Open mes dy aktorëve

20/05/2020 22:24

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas.

Një debat i fortë u zhvillua mes dy aktorëve, Edmond Budina dhe Artan Imami.  Debati nisi kur Imami i tha Budinës që ka uzurpuar godinën e teatrit.

Pjesë nga debati:

Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.

Imami: Edmond je një uzurpator.

Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?

Imami: Unë jam Tan Imami.

Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.

Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.

Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA