Fermerët ne Barbullinjë të Lushnjes, prej një jave kanë nisur shitjen e pjeshkëve.

Shitja nisi me një çmim 150 lekë për kilogram. Edhe pse të kënaqur me këtë çmim, ata e dinë se kjo nuk do të zgjasë shumë. Fermerët presin që tregu të diktojë çmimin.

Për disa fermerë, dalja pjeshkës ne treg ne këtë moment është e parakohshme sepse dhe produkti është i stimuluar për një pjekje te sforcuar duke bere qe te humbasë shijen.

Për ta rregulluar këtë situatë sipas këtij fermeri duhet ndërhyrja e shtetit, për të vendosur një datë fikse për daljen ne treg te prodhimit dhe kontrollin e cilësisë se tij.

Top Channel