Në kohë pandemie! India e Bangladeshi, mund të goditen nga një ciklon i fuqishëm

20/05/2020 13:19

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta janë raportuar në Indinë lindore dhe në Bangladesh, me një superciklon që pritet të prekë tokë së shpejti.

Të dyja vendet kanë evakuuar miliona njerëz ndërsa po përgatiten të presin ciklonin Amphan, që po afrohet nga gjiri i Bengalit.

Departamenti i motit në indi tha se Amphan, do të prekte tokë në mbrëmje. Epidemia e koronavirusit ndërkohë e ka vështirësuar punën për zyrtarët në të dyja vendet. India dhe Bangladeshi i kanë kërkuar shkollave dhe ndërtesave të tjera të kthehen në streha të përkohshme, por këto ambjente kanë nevojë për më shumë masa në mënyrë që të presin njerëz në kushtet e masave të distancimit social.

Në shtetin perëndimor të Bengalit, në indi, që pritet të preket më shumë nga stuhia, policia thotë se njerëzit nuk duan të shkojnë në strehat e caktuara për shkak të frikës se mos preken nga covid 19.

Më shumë se 20 ekipe shpëtimi janë dislokuar në vend dhe të tjera forca janë në gatishmëri. Amphan është një nga stuhitë më të mëdha në një dekadë, paralajmërojnë meteorologët. Ajo pritet të prekë tokën me erëra që kapin një shpejtësi prej rreth 185 km në orë, ekuivalente e një uragani të kategorisë së pestë. Zyrtarët druajnë se do të jetë stuhia më e fuqishme që nga cikloni Sidr, që në 2007 i mori jetën 3500 personave vetëm në Bangladesh.

Top Channel