Mbi 30 të shoqëruar/ Detaje nga operacioni masiv antidrogë që po zhvillohet në të gjithë vendin

20/05/2020 09:27
Ilustrim

Një operacion masiv po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Top Channel mëson se në operacion marrin pjesë forcat e rendit dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Bëhet fjalë për mbi 30 persona të shoqëruar.

Procedimi penal është regjistruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, dhe sipas burimeve është ndjekur me metoda speciale dhe proaktive të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në vijim pritet të ketë edhe një numër të lartë të arrestuarish.

Top Channel