Kultivonin kanabis/ Një në pranga, një në kërkim në Fier, e pëson edhe roja i pyllit

20/05/2020 10:26

Fier- Një person ka rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për kultivimi kanabisi.

Sipas policisë pas kontrolleve të vazhdueshme të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Darzezë të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, si dhe procedohet penalisht roja i pyllit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Darzezë të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.

Top Channel