Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 91.000.

Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në mbarë kontinentin është rritur në 91.598

Deri më tani janë shëruar 35.808 persona ndërsa 2.912 persona e kanë humbur jetën. Vendet me numrit më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Nigeria, Gana dhe Kameruni.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Egjipt është 659, në Algjeri 561, në Afrikën e Jugut 312, Marok 193, Nigeri 192, Kamerun 140, Sudan 111.

Top Channel