Zogu aldabra, gjeli me pendë të bardha, mendohej të ishte zhdukur 136,000 vjet më parë.  Megjithatë, ai u vu re kohët e fundit dhe i la shkencëtarët të tronditur, transmeton KosovaPress.

Sipas hulumtimeve të botuara në revistën zoologjike Linnean Society, një zog i parë gjatë fluturimit është rezultat i “evolucionit përsëritës”. Kjo do të thotë që gjenet, për të cilat mendohej se ishin në zhdukje, janë rishfaqur, domethënë, megjithëse kafshët mund të kenë kaluar prej kohësh që janë shuar, kjo nuk i pengon gjenet të zhvillohen sot.

Proceset e tilla përndryshe mund të shkaktojnë rishfaqjen e pak a shumë specieve të ngjashme, nga materiali stërgjyshor, i cili është pasojë e “evolucionit të butë”.

Por e gjithë kjo nuk do të thotë se do të jetë e mundur që mamutët ose dinozaurët të shfaqen së shpejti. Deri më tani, ky fenomen është vërejtur në disa lloje të breshkave, dhe tani për herë të parë te zogjtë.

“Ne nuk dimë për ndonjë shembull tjetër të ngjashëm që do të na ndihmojë të shpjegojmë më hollësisht këtë fenomen. Sidoqoftë, për zogun aldabra, ekzistojnë mbetje fosilesh të gjetura në territorin e nën-kontinentit indian. Ata mund të na ndihmojnë të shpjegojmë efektet që mjedisi natyror dhe afërsia e oqeanit kanë pasur në zhdukjen e kësaj specie “, tha paleo-biologu David Martil.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA