Franca ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit dhe për të përballuar krizën ekonomike vijnë ide të ndryshme nga biznesmenë.
Një të tillë e ka dhënë edhe shefi i kompanisë teknologjike “Fabernovel”, Stephane Distinguin, që mendon se Franca duhet të shesë disa nga pikturat që me shekuj mbahen në muzetë e Parisit.
“Pikturat lëvizin me thjeshtësi, dhe ne kemi shumë prej tyre. Llogaris që ‘Mona Liza’ mund të shitet për një shifër jo më pak se 50 miliardë euro. Disa thonë se është çmim i ekzagjeruar, por nuk kanë dhënë një shpjegim racional për kundërshtimin”, deklaroi ai.
Por, edhe nëse do të blinte dikush me këtë çmim të lartë, a rrezikon Franca të humbasë një pjesë të rëndësishme të aseteve të saj kulturore.
Por, biznesmeni ka menduar edhe për këtë pjesë.
“Ka edhe mënyra të tjera, mund të ‘tokenizohet’ piktura, si të ishte një bitcoin, dhe çdo person mund të blinte online një copëz të saj virtuale, në ketë mënyrë Franca mund të mbante gjithsesi kontrollin fizik”, vijoi ai.
Top Channel