Veliaj për protestën: Erdhën për të bërtitur kundër meje dhe Ramës dhe u rrahën mes tyre

19/05/2020 15:23

Puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk do të ndalet.

Kështu ku ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sot në Kombinat, në një familje që  përfituan banesën e re, pas prishjes nga tërmeti. Në bashkëbisedimin me familjarët Veliaj nuk nguroi të bënte edhe krahasimin mes këtyre të fundit, që qanë kur u shemb banesa, siç qanë artistët për teatrin, duke shtuar bindjen, sipas tij, që nesër do të gëzojnë për teatrin e ri edhe ata.

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet. Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna.” 

Veliaj nuk la komentuar edhe incidentet e ndodhura një ditë më parë në protestën e organizuar nga artistët, me të cilët u bashkua edhe opozita e bashkuar

“Të kishin qenë aq veta Teatri do të kishte dalë me fitim teatri. Pse mendon se do të pyes unë ata budallenj. Erdhën për të bërtitur për mua dhe Ramën dhe u rrahën me njëri tjetrin, jo vetëm që nuk fituan gjë por teatrin e kanë për show.
Por rrihnin njëri tjetrin. Shkon te ata që të rrahin të bëjnë peshk. Këta harxhojnë kohë kot. Edin do ta sjell, por ka pasur shumë ngarkesa. Ti do me bërë punë të bukura të mira, por ke lloj lloj thikash pas shpine. Nëse kjo ndërtesë ka mbaruar, më mirë t’i themi lamtumirë. Ata sikur kanë shkuar te këndi i lodrave do të shkojnë edhe te tetari. Nuk dorëzohemi.” tha më tej Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA