Vdes nga koronavirusi pastori i famshëm që shëronte të sëmurët “me një prekje”

19/05/2020 19:33

Një pastor që shëronte njerëzit duke ‘vënë dorën e tij’ mbi dhjetra pacientë koronavirusi, ka vdekur edhe vetë nga sëmundja, duke shkaktuar panik mes adhuruesve të tij.

Frankline Ndifor, 39 vjeç, ish-kanditat presidencial i Kamerunit, pretendonte se shëronte Covid-19.

Të sëmurët kishin vërshuar në masë drejt kishës së tij Kingship, ku ai i prekte dhe lutej për ta, raporton VOA.

Madje mbështetësit e quanin “profet” dhe kishin bllokuar hyrjen e shtëpisë së tij në qytetin e Douala për disa orë, duke ndaluar që mjekët të merrnin trupin.

Guvernatori i rajonit bregdetar tha se policia kishte ardhur në vend pasi mbështetësit e tij thonin se pastori gjendej në një vend shpirtëror me Zotin, dhe nuk duhet të varrosej.

Ata këndonin dhe luteshin për ringjalljen e tij.

Ndjekësi i tij Rigobert Che tha se “profeti” ishte lutur për të dhe dhjetra të tjerë që dyshoheshin të sëmurë me koronavirus.

“Ky ishte një pastor që vinte dorën te të sëmurët për t’i kuruar nga COVID-19. Nëse një person që pretendon se kuron sëmundjen dhe vdes vetë prej saj, çfarë do të mendojnë të gjithë ata që presin të shërohen?” tha Che.

Ndifor gjithashtu dhuronte kova e sapunë për njerëzit në nevojë, ndërsa më 20 prill kishte dalë për të shpërndarë maska fytyre kundër sëmundjes.

Një tjetër mbështetëse, Akere Muna, tha: “Pastor Franklin Ndifor Afanwi, i shkuar para kohe, njeri shumë shpirtëror. U preftë në paqe shpirti i tij i butë”.

FOTO GALERI
5/6
Ndifor gjithashtu dhuronte kova e sapunë për njerëzit në nevojë, ndërsa më 20 prill kishte dalë për të shpërndarë maska fytyre kundër sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA