Top Story/ Apartamentet në komplekset e periferisë, janë mbi çmimet e referencës nga shteti

19/05/2020 23:35

Le të shohim disa nga zonat ku po ndërtohen më shumë, në stilin e komplekseve të pallateve dhe me çfarë çmimi shiten ato.

“Në fushën e aviacionit bëhet fjalë për një kompleks që është në zhvillim e sipër quhet “Turdiu 2”, është kryesisht për banim. Gjithashtu ka edhe ambiente në katin zero me ambiente komerciale ku patjetër do të ketë edhe facilitetet. Me çmime dalim te 800 euro metri katror edhe çmimi i shitjes këtu është afër çmimit të referencës”, tregon Fjordi Subashi, Agjent Imobilar.

“Në zonën e Don Boskos konkretisht në kompleksin “Fiori di Bosko”. Bëhet fjalë për një kompleks prej 6 godinash individuale rreth 10 katësh me kate banimi dhe me ambiente komerciale në katin zero. Këtu dalin në shitje rreth 950- 1000 euro metri katror dhe çmimi i referencës është te 72 mijë lekë të reja”, tregon Fjordi Subashi, Agjent Imobilar.

“Në rrugën e Kavajës më saktë pranë Nisherakut. Bëhet fjalë për një kompleks të ri që aktualisht është në fazë zhvillimi “Square 21”, bëhet fjalë për godina 11 katësh. Çmimi i shitjes këtu ka dalë te 1200 euro metri katror ndërkohë që çmimi i referencës është rreth 940 mijë lekë”, tregon Fjordi Subashi, Agjent Imobilar.

Top Channel