Edhe të martën, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë, ka vijuar me shembjen e pjesës së mbetur nga Teatri Kombëtar. Këtë herë ishte pjesa e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli që u hodh në tokë, me mjete të rënda të IMT-së.
Ajo çfarë tashmë ka mbetur nga të dyja godinat, janë vetëm inertet, të cilat edhe ato po hiqen nga nëpërmjet kamionëve.
Cilësia e ndërtimi dhe vjetërsia e godinave ishte një nga pikat për të cilat bashkia vendosi shembjen, por në anën tjetër, pikërisht kjo vjetërsi bëri që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të protestonte duke thënë se ai duhet të ruhej për vlerat historike dhe kulturore që mbarte.
Në pak ditë pritet që ky shesh të rrafshohet tërësisht dhe inertet të hiqen, për tu rrethuar më pas e për të vendosur projektin që bashkia ka parashikuar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Top Channel