Rama: Pata disa biseda me ndërkombëtarët për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës

19/05/2020 17:47

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se ka pasur disa takime me ndërkombëtarët.

Rama shkruan se këto takime i ka bërë për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj.

Statusi:

Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës.

Top Channel