‘Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhunës’- Bushati përplaset më ministren në Open

19/05/2020 22:15

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi mbrëmjen e së martës në studion e OPEN se nuk ka asnjë problem që autoritetet moreen vendim që godina e Teatrit Kombëtar të shembet në pikun e pandemisë.

Margariti la të kuptohet se nuk ka patur dijeni në lidhje me aksionin e shembjes nga Bashkia, ndërkohë që anashkaloi dhunën ndaj protestuesve.

“Kisha një shije jo të mirë. Isha në një mbledhje të rëndësishme kur pashë pamjet e punonjësve që po merrnin sendet me vlerë disa kohë më parë. Askush nuk më pyeti atëherë çfarë ndjesie kisha atëherë. Nuk e kuptoj pse askush nuk më pyeti për punonjëset që u dhunuan sepse po merrnin ato sende që sot pretendohet se kanë humbur”, tha ministrja.

Kjo solli edhe reagimin e ashpër të analistit Andi Bushati, i cili e quajti ministren cinike.

Debati Bushati-Margariti

Bushati: Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhunës, sidomos si grua dhe nënë. Të shohësh njerëz të përgjakur, gra të gjakosura. Ishte qëndrim shumë cinik, më vjen shumë keq

Margariti: Konflikti dhe dhuna instrumentalizohen sipas nevojave. Nuk thashë që dhuna nuk më ka prekur. Më parë gratë e Teatrit u dhunuan.

Bushati: Kjo është cinizëm therës, të vësh barazimin mes dy dhunave.

Margariti: Nuk është cinizëm.

Top Channel