Që nga 8 maji ka hyrë në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Ai ka numrin 20 /2020 dhe përcakton procedurat dhe organin përgjegjës që është ASHK-ja, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Qytetari vjen në institucionin tonë paraqet një kërkesë dhe gjithë procedura ndiqet nga një institucion i vetëm deri në regjistrimin e pronës dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

“Këtu flasim për aktet e marrjes së tokës në përdorim, për dhwnien e titujve të pronësisë për objekte pa tituj pronësie të ndërtuara para vitit 1991, oborret në përdorim, si dhe ndërtimet pa leje”.

“Për ato ndërtime pa leje që përjashtohen nga procesi i legalizimit, zotëruesi i atij ndërtimi nuk del më si i pastrehë, por do t’i njihet vlera e investimit”.

Këshilli i Ministrave do të plotësojë kuadrin nënligjor brenda 12 muajve në mënyrë që ligji të zbatohet, por deri në miratimin e tyre shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të ndërpritet dhe do të trajtohen më aktet e miratuara deri tani për sa kohë nuk bien ndesh me dispozitat e ligjit të ri.

“I gjithë ky proces do të mbyllet në 2028 që do të thotë që të gjitha pronat që nuk kanë tituj pronësie do të regjistrohen dhe pajisen më certifikatë brenda 2028 dhe qytetarët do t’i gëzojnë ato”. /Juli Ristani/

Top Channel