Ish punonjësit e një fasonerie në Shkodër kanë protestuar pasi nuk kanë përfituar paratë nga asistenca sociale.

Me datën 20 Mars, rreth 360 gra dhe burra kanë dalë të papunë pasi fabrika është mbyllur. Ata kanë përfituar pagën e luftës por nuk kanë marrë paratë si të papunë, ndërkohë që akuzojnë se punonjësit e fasonerive të tjera i kanë përfituar.

Por sipas drejtuesve të Zyrës së  Punës, punonjësit nuk mund të përfitojnë të dy pagesat pasi ligji nuk lejon trajtim të dyfishtë në të njëjtën periudhe

Sipas institucionit të Zyrës se Punës, 360 punëtoret mund të përfitojnë pagën si të papunë vetëm gjatë muajit qershor dhe në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA