Durrës/ Kapet 1 person në kërkim kombëtar, arrestohet 37-vjeçari pasi dhunoi babain dhe…

19/05/2020 14:37
Ilustrim

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Vjedhja”, ndërkohë që janë zbardhur dhe dokumentuar edhe disa vjedhje të ndodhura më parë.

Po ashtu policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu kapet dhe 1 person në kërkim kombëtar.

NJoftimi i policisë për ngjarjet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L., në lagjen nr. 18, Durrës.

Gjithashtu ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjeve si më poshtë:

•Më datë 04.01.2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.

•Më datë 15.01.2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.

•Më datë 05.02.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.

•Më datë 11.02.2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).

•Më datë 21.03.2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.

•Më datë 16.04.2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.

•Më datë 25.05.2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.
—-
Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim A. S., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA